Rusët po planifikojnë të eliminojnë Putinin, zgjedhin pasuesin e tij!

Sipas inteligjencës ukrainase, një grup figurash me ndikim po formohet në biznesin dhe elitën politike ruse, të cilët si synim kanë të heqin qafe presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, grupi po planifikon që të eliminojë liderin rus duke e helmuar, me anë të ndonjë “sëmundjeje të papritur” ose duke i shkaktuar aksident.

Qëllimi do të ishte largimi i presidentit sa më shpejt të jetë e mundur për të rivendosur lidhjet ekonomike me Perëndimin.

Një pjesë e elitës tashmë ka zgjedhur drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FBS) Oleksandr Bortnikov si pasues të Putinit, shkruan Ukrinform.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *