News

“Sapo ka mësuar se është me ka ncer dhe..”. Koço Kokëdhima jep lajmin e hidhur per shqiptarin…

“Sapo ka mësuar se është me ka ncer dhe..”. Koço Kokëdhima jep lajmin e hidhur per shqiptarin…

Nepermjet një statusi në rrjetin social Facebook,Koço Kokëdhima ka publikuar rastin e një shqiptari që jeton në Londër i cili pse ka marrë lajmin e kobshëm se ka kancer, sërish është i lumtur pasi ka marrë pasaportën shqiptare.

Postimi i Kokëdhimës në Facebook

Miqtë e mi!

Më gëzoi pa masë mesazhi kuptimplotë i këtij shqiptari me banim në Londër. Është i lumturuar se ka marrë pasaportën shqiptare, edhe pse sapo ka mësuar lajmin e kobshëm se është diagnostikuar me kancer të pashëruar. Jeta është e shtrenjtë dhe ajo duhet jetuar, kudo që të ndodhemi, por thirrja e këtij djali patriot dhe atdhetar që ta ruajmë pasaportën, vendin dhe këmbësinë tonë si sytë e ballit dhe të mos e braktisim Shqipërinë, është mesazhi më i bukur në këto ditë të vështira për shumicën e shqiptarëve.

Uroj që Zoti t’i japë forcë që ta përballojë sëmundjen

Post Comment