Shqipëria fillon të “marrë frymë” Rama jep lajmin: Nga e hëna nis…

    Kryeministri Rama përmes një statusi në facebook, ka njoftuar se do të fillojë të zgjerohet fasha orare, e shërbimeve ushqimore, farmaceutike, dhe bankare, deri në orën 17.30.

    Më tej Rama shkruan se nëse do të ruajmë këtë ritëm me koronavirusin, brenda javës, mund të fillojë  lëvizja me automjet privat, të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik.

    Rama thekson se në fillim javën e ardhshme, do të publikohet paketa e zgjeruar e mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtpërdrejtë biznesin e vogël,  dhe gjithashtu edhe biznesi i madh.

    Rama ka njoftuar mbështetje financiare, edhe për biznesin e madh, të cilët nga list-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta, në vendin e tyre të punës.

    Kryeministri deklaron se do të miratohet javën që vjen ndryshimet e Kodit Penal/rrugor për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.

    Sipas kryeministrit gjithçka do të fillojë të marrë frymë me rregulla të mirëpërcaktuara.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *