Shqiptari erdhi nga Italia të dielën: Atje jeta vazhdon normalisht… këtu më thanë na ke sjellë virusin! (VIDEO)

    Urim Shehu një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Piacenza të Italisë, është kthyer në Kukës prej ditës së diel. Ai thotë se jeta në Itali vijon normalisht, dhe pavarësisht panikut njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë, ndërsa shkollat e kanë ndërprerë procesin mësimor deri në datë 25 mars. 

    Ai tregon se nga supermarketet janë hequr të gjitha perimet dhe produktet e tjera të paambalazhuara të cilat preken me duar nga klientët. Kur ka ardhur në Rinas, Urimi thotë se i kanë matur temperaturën por ka rezultuar pa probleme.

    “Kam ardhur të dielën pasdite. Më kanë thënë se 5 vetë të prekur, nuk dihet se çfarë janë. Atje jeta është krejt normale. Nuk kishte ndonjë gjë alarmante. Mediat e bëjnë më shumë të madhe. Unë kam ardhur me makinë private deri në Bologna. Pastaj me avion deri në Rinas. Atje më kanë mature temperaturën.

    Të gjithë kanë frikë por më shumë ka panik. Pardje ditën e diel paradite kanë filluar të heqin frutat, mishin këto që preken me dorë nga supermarketet. Por jeta vazhdon normalisht, puna normalisht. Shkollat janë bllokuar dhe deri në 20 mars janë mbyllur”, tregon Urimi.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *