Si sillej vjerra me nusen shtatzen. Si shoqerohej dhe vezhgohej nga ajo.

Çdo vizitë familjare të cilën e kishte bërë Hamide Magashi në familjen e saj kishte qenë nën shoqërimin e vjehrrës dhe vëzhgimin e bashkëshortit.

Kështu kishte deklaruar në hetuesi Hamide Magashi, e cila u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Madje Magashi kishte raportuar se kishte pasur edhe kërcënime me vrasje të burrit të motrës dhe kryerjes së marrëdhënies me motrën në praninë e saj.

Përpos dhunës dhe kërcënimeve Magashi kishte denoncuar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit, duke ia paguar kështu edhe gjobat për kundërvajtjet në trafik.

Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

Pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili.

Gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas.

Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.

Vjerra e shoqeronte kur shkonte ne shtepin e vet dhe ishte gjithmon e vezhguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *