I jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënës së vrarë nga ish-burri i saj

Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila humbijeten para dy ditësh nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit.

Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Sokol Halili, as gati 40 orë pas krimit monstruoz, ende s’ka rënë në prangat e Policisë. Operacioni për kapjen e tij ka nisur menjëherë pas momentit tragjik, kur edhe është identifikuar dorasi nga hetuesit policorë, mirëpo edhe përkundër kërkimeve ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.

Hamide Magashi e cila ishte në javën e 41-të të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë një djalë, u ekzekutua me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31-vjeçar, i cili me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur me veturën e tij, e cila tashmë është gjetur nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *