Solli rezultate pozitive tek të prekurit nga koronavirus, ilaçi do të aplikohet tek 250 pacientë

    0
    131

    Një mjek nga Italia ka treguar se dy pacientë kishin rezultate pozitive brenda 24 orëve pasi përdorën ilaçin për artritin, i cili nuk është antiviral por duket se zvogëlon simptomat e koronavirusit.

    Bëhet fjalë për ilaçin Tocilizumab, për të cilin është dhënë aprovimi të aplikohet edhe në 250 pacientë të tjerë me Covid-19.

    Protokolli që u hartua nga një grup doktorësh nga spitali Cotygno të Napolit, pas OK të dhënë nga Enti Kombëtar italian i Ilaçeve do të miratohet gjithashtu nga spitali në Bergamo dhe strukturat e tjera që po luftojnë kundër koronavirusit.

    Kështu ka konfirmuar Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë e Çështjeve Sociale në Parlamentin italian Marialucia Lorefice me anë të një shkrimi në faqen zyrtare të Facebook.

    ‘Kjo kurë është një shenjë e shpresës së fortë për të gjithë ne, ndërsa presim që një vaksinë specifike për Covid-19 të patentohet.

    Kjo është dëshmi e mëtejshme e përpjekjes së madhe që mjekët dhe studiuesit po bëjnë për mposhtjen e kësaj sëmundje.

    Janë ata që e bëjnë sistemin tonë shëndetësor një përsosmëri në të gjithë botën. Për ata, të cilët rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të shpëtuar atë të të sëmurëve, ne i detyrohemi angazhimin tonë si qytetarë të respektojmë rekomandimet e qeverisë. Një sakrificë që mund dhe duhet ta bëjmë, vetëm në këtë mënyrë do të dalim së shpejti nga urgjenca’, shkroi Marialucia Lorefice në Facebook.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here