News

SPAK fton te gjithë qytetaret te ‘spiunojne’/ ‘Na tregoni te korruptuarit’, ja ku mund t’i denonconi

SPAK fton te gjithë qytetaret te ‘spiunojne’/ ‘Na tregoni te korruptuarit’, ja ku mund t’i denonconi

Ju ka ardhur në majë të hundës me të korruptuarit? Epo ju vetë mund të bëheni bashkëpunëtorë të prokurorisë së posaçme SPAK, që sapo ka hapur faqen zyrtare të internetit dhe në të parashikon edhe përfshirjen e cdo qytetari që ka informacion apo dokumente mbi zyrtarët e lartë të korruptuar .



Në fund të website SPAK.AL të hapur së fundmi nga prokuroria e posaçme SPAK, mund të shkruhet emri , mbiemri dhe të dhënat personale, ose mund të zgjidhet anonimiteti, të jepet adresa email dhe të shkruhet shkurtimisht për rastin e korrupsionit si dhe të ngarkohen dokumentët për rastin e të korruptuarit. Edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit bashkëpunimi me qytetarët parashikohet mjaft i rëndësishëm, ndaj për këtë shkak do të vendoset një linjë e gjelbër për raportimin e korrupsioni, që do të shkruhet po ashtu në ëebsiten e byrosë, www.bkh.al

Ndërkohë burime të sigurta të Top Channel thonë se në datën 10 janar do të hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë të prokurorëve të posaçëm. Në vazhdën e përpjekjeve për të patur sa më shpejt BKH, është ngritur komisioni që do të vlerësojë kandidatët për drejtorë të BHK, ky komision përbëhet nga Arben Kraja, Eneid Nakuci dhe Behar Dibra .

Megjithëse do të duhet kohë për ngritjen e BKH-së ligji parashikon që në ekipin e BKH-së duhet të përfshihen 60 persona të cilët pasi të aplikojnë duhet të kenë parasysh se ata duhet ti nënshtrohen testit të poligrafit, ata duhet të japin pëlqim për dorëzim të privatësisë dhe përgjim të të afërmeve më të ngushtë

Pritshmëritë e qytetarëve ndaj SPAK janë të larta, sidomos kur bëhet fjalë për hetimin efektiv të të korruptuarve, veçanërisht të zyrtarëve në nivele të larta . por sidoqoftë një nga sfidat për 2020 të SPAK është ngritja dhe efektiviteti I Byrosë kombëtare të hetimit, për të cilën pritet që parësorë në këtë konkurrim të jenë ata oficerë policie që kanë qenë produktivë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe natyrisht kur të konstituohet edhe byroja kombëtare e Hetimit, pyetja do të jetë sërish :KUSH E KA RADHËN? Top Channel