Takohet me mikun e kthyer nga Kina, italiani infektohet nga Koronavirus, ia ngjit edhe gruas shtatzënë

    Konfirmohen 6 raste me korona virus në Itali. Rasti i parë është pikasur në zonën e Lombardisë, ku i prekur është një 38-vjeçar që ishte takuar me mikun e tij të sapo kthyer nga Kina.

    Ai ishte kthyer nga një vizitë në Kinë më 21 janar dhe kishte konsumuar një darkë me mikun e tij italian duke i kaluar edhe virusin. Me të shkuar në banesë, i riu ia ka transmetuar sëmundjen edhe bashkëshortes së tij shtatzënë dhe tek një miku tjetër i tij, me të cilin kishte dalë për vrap një ditë më pas.

    Deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 6, të gjithë persona që kanë pasur kontakt me 38 vjeçarin.

    Lajmi është konfirmuar edhe Këshilltari për mirëqenien e rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera, i cili ka dhënë edhe detaje lidhur me të prekurit.

    Për momentin gjendja e 38 vjeçarit është e rëndë, ndërsa gruaja është në spital, por në gjendje të mirë.

    “38-vjeçari filloi të shfaqë simptomat e para më 15 shkurt, shkoi në dhomën e urgjencës duke u ankuar për ethe. Atje ai qëndroi disa orë dhe më pas u dërgua në shtëpi, po gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në spital. Situata e tij degradoi shpejt. Ndërsa gruaja e tij është në gjendje më të mirë. Deri më tani rreth 250 njerëz janë në izolim,”-tha ndër të tjera Gallera.

    Presidenti i Rajonit Attilio Fontana dhe këshilltari Giulio Gallera kanë njoftuar gjithashtu se po shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave në qytetet e prekura nga rastet e koronavirusit. Njerëzit gjithashtu janë paralajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të minimizojnë kontaktet me të tjerët.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *