“Të dy m*t janë”/ Fatjoni bën deklaratën e papritur për Anën dhe Arjonin (Video)

    Fotografia që Arjoni i “Përputhen” publikoi në shtrat me Anën, ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit. Në lidhje me këtë foto, të dy kanë dhënë versionet e tyre, por edhe konkurrentët e tjerë e kanë komentuar si çështje.

    Së fundi, ishte Fatjoni, i cili në një video-live në Instagram, u pyet nga ndjekësit në lidhje me çështjen.

    Ai tha se nuk mban anën e askujt, pasi të dy kanë thyer rregullat e produksionit, por kritikon ashpër veprimin e Arjonit për publikimin e fotos, gjatë kohës kur Ana ishte duke fjetur.

    “Nuk ka lidhje kë besoj unë, Anën apo Arjonin. Unë jam me fenomenin aty, nuk mbroj asnjë, që të dy m*t janë. Kanë thyer rregullat e shumë gjëra të tjera. Unë jam me fenomenin aty, fenomeni i fotos dhe kërcënimi. Asgjë tjetër. Të dy janë të zhytur brenda”, ka deklaruar Fatjoni.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *