Të hënën nis testimi masiv, 6 mijë teste për keto kategori.

    Nisur nga e hena, mjekët dhe disa grupe e tjera punonjesish te cilet jane ne vijen e pare, do t’i nënshtrohen testeve të antitrupave, të njohura si testet serologjike.

    Kjo metodë testimi do të nisë të kryhet duke filluar nga e hena në laboratorin e QSUT.

    Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimi ne kete laborator, i cili do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut.  

    “Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, tha Manastirliu.

    Në laboratorin e mikrobiologjisë prane QSUT mësohet se janë ne gjendje aktualisht 6 mijë teste.

    “Dua të them që mbetet prioritet për ne mbështetja dhe mbrojtja e stafit tonë të shëndetësisë. Prandaj dhe ky testim serologjik për të vlerësuar krijimin e antitrupave do të fillojë në grupet më të riskuara që janë personeli mjekësor dhe gjithashtu grupet që janë në shërbime siç janë policia e shteti e të tjerë”, tha ministrja. “Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR”, tregoi ministrja.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *