Një tërmet me magnitudë 5.1, më i madhi prej më shumë se 1 shekulli u regjistrua ne Karolinen e Veriut
Tërmeti ra rreth orës 08:07 të së dielës, rreth 160 kilometra në veri të Charlotte, pranë qytesës së Sparta që ndodhet në kufi me Virginia-n.
Lëkundjet u ndjenë deri në Karolinën e Veriut dhe Georgia. Kryebashkiaku i Sparta-s, Wes Brinegar tha se lëkundjet ishin mjaft të forta. Sipas asaj që shkruan The Independent, ky është tërmeti më i madh në këtë shtet që prej atij të vitit 1916, me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë banorët u shprehën të frikësuar. Pritet që tërmeti të pasojë me lëkundje të tjera përgjatë ditëve në vijim.
#EARTHQUAKE DAMAGE: This 4 Brothers gas station right outside of Sparta suffered product damage from when the quake shook the store. Pics: Bruce Edwards. @WXII pic.twitter.com/VPZIWw4SnA
— WXII Meredith Stutz (@WXIIMeredith) August 9, 2020