Testohet vaksina kundër koronavirusit, ja vullnetarja e pare ne bote

    Është testuar te njeriu vaksina e parë që mund të luftojë koronavirusin.

    Vullnetarja është një grua nga Shtetet e Bashkuara, nënë e dy fëmijëve. Ajo është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.

    “Ndjehem shumë mirë”, ishin fjalët e para të saj pasi u injektua me vaksinën.

    43-vjeçarja Jennifer Haller tha se është e lumtur që është bërë pjesë e diçkaje kaq të madhe. Injeksioni nuk i infekton vullnetarët me koronavirus, pasi nuk e përmban virusin, por në këtë fazë po testohet nëse përbërësit e saj mund të shkaktojnë efekte anësore te pacientët.

    Megjithatë kjo nuk është vaksina e parë, qindra kompani në SHBA dhe botë po punojnë për zhvillimin e një vaksine që do të luftojë koronavirusin.

    Vaksina do të duhet testohet edhe te dhjetra vullnetarë të tjerë për të parë rezultatet, përpara se të jetë e gatshme për t’u përdorur te pacientët me Covid-19m çka sipas rregulloreve të shteteve mund të kërkojë nga 8 muaj deri në 1 vit kohë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *