‘Thuaj që humbi jeten nga Koronavirusi se paguhesh..’, mesazhin dyshues per Pëllumb Piperon..

    Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Abc News”. Gazetari Endri Xhafo i lexoi në studio mesazhin dyshues të një qytetareje rreth Koronavirusit.

    “Ka dy ditë që vdiq një fshatari im dhe e di si i thanë djalit të të ndjerit kur e nxorrën kufomën nga spitali? Thuaj që vdiq nga Koronavirusi se do paguhesh nëse deklaron kështu”, ishte mesazhi i qytetares.

    Pipero tha se diçka e tillë nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku që e ka ndjekur. “Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh mjeku.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *