Toka nuk gjen qetësi! Pas tërmetit që shkundi Ballkanin, shënohet një tjetër termet

Të tjera lëkundje janë shënuar me epiqendër afër Stolacit në Bosnje.

Agjencia Evropiane e Sizmologjisë raportoi për një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 20 e dy minuta dhe u ndje pothuajse në të gjithë Hercegovinën dh ene vendet perreth.

Ky është vazhdimësi e një serie tërmetesh më të dobëta që pasuan tërmetin që tronditi Hercegovinën me epiqendër afër Stolacit mbrëmë.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në Stolac, Mostar, Capljina, Lubinje dhe vende të tjera të Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *