“Tashmë jemi një familje” Rudina Dembacaj poston foto me fëmijët e Markut

    Modertorja Rudina Dembacaj para pak kohesh bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku dhe e ftuar ne emisionin “Rudina” pranoi se është e dashuruar kokë e këmbë.

    Gjatë intervistës, aktorja tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Frrokut dhe tashmë janë një familje. Këtë Rudina e ka vërtetuar sot duke publikuar foto me fëmijët e Frrokut.

    Në një tjetër postim, artistja shfaqet me vajzën e partnerit, Ertën dhe në një tjetër postim Erta shfaqet duke luajtur me Viktorian.

    “Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, është shprehur Rudina.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *