U kthye nga Italia, infekton dy prindërit.. Dy raste të reja në Elbasan, i gjithë pallati në ..

    Diten e sotme rezultuan te prekur me koronavirus dy raste në qytetin e Elbasanit.

    Kjo pas kontaktit të dy prindërve me djalin e tyre, i cili ishte kthyer para disa ditësh nga Italia.

    31 vjeçari me inicialet V.M, banues në Tiranë ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

    Ai është takuar me dy prindërit e tij në Elbasan, banues në lagjen 5 maji. Nga rezultatet e kryera, rezulton se prindërit e tij, nëna 57 vjeçare dhe babai, 58 vjeçar kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

    Mësohet se pasi është zbuluar rasti i infek timit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

    Korrespondentja e Panor ama, bën të ditur se 31 vjeçari është prej dy ditësh i shtruar në spitalin infektiv.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *