PANIKU ËSHTË MË INFEKTIV SE KORONA VIRUS ! (barcoletë aktuale)

    0
    70

    Nga Dr.Arbana Rashica Krasniqi PhD candidat.

    Ta ruajm qetësinë,të mos bëjm panik sepse sipas hulmtimeve shkencore del që frika ndikon ne uljen e imunitetit, ky është momenti kur viruset dhe bakteret e dëmshme bëjnë qejf në trupin tonë dhe ‘na sëmurin””

    Murtaja( virus- smundje ngjitëse) si “korona virusi” shkoi në një fshat që ti marrë shpirtin banorëve të tij.

    Plaku më i mençur i fshatit, i doli para dhe e pyeti: “Ç’të ka sjellë në anët tona?”
    Murtaja ia ktheu: Kam ardhur të marr jetët e të gjithë banorëve të fshatit.
    Plaku: Po nëse të ofrojë gjysmën e urtësisë dhe mençurisë time, a pranon që gjysmën e banorëve ta falësh?

    Murtaja u përgjegjë: Pranoj.
    Kështu, murtaja hyri në fshat, ndërkohë që plaku qëndroi jashtë.
    Pasi murtaja e bëri punën e saj, plaku u kthye në fshat dhe e i gjeti të gjithë njerëzit të vdekur.

    Me vrap, ai e zuri murtajën dhe i zemëruar i tha: Moj tradhtare dhe e pa besë.
    Murtaja ia ktheu: Çfarë ke miku im?
    Plaku i tha: I kishe vrarë të gjithë, edhe pse more gjysmën e urtësisë time, në këmbim të amnistisë për gjysmën e banorëve.

    Murtaja iu përgjigjë: Në faktë nuk të kam mashtruar dhe nuk e kam thyer besën.Unë gjysmës së fshatit ua mora jetën, gjysma tjetër vdiq nga frika.

    ( e pershkruuar nga libri “Vetëm një minutë” )

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here