News

U shkarkua urgjent nga puna, flet mjeku i QSUT: Kam 27 vite punë dhe u kam…

U shkarkua urgjent nga puna, flet mjeku i QSUT: Kam 27 vite punë dhe u kam…

Mjeku i QSUT Ilir Allkja, eshte shkarkuar sot nga detyra, pa shkresë e pa motivacion nga shefi i i shërbimit të Urgjencës Paraspitalore te Qsut, Ali Xhixha.

Ky shkarkim erdhi pasi Allkja denoncoi faktin që mjekët po punonin pa veshjen e posaçme kundër Covid 19, gjë të cilën kryeministri Rama e cilësoi gënjeshtër pasi dy ditë më parë, mjeku kishte postuar vetë fotografi i veshur siç duhej.

I pyetur për këtë nga newsbomb.al, Allkja pranon se e ka postuar foton por thotë se ka qenë vetëm një mision ku ai ka pasur veshjen e posaçme, herët e tjera jo. Dhe për këtë, thekson ai “kam prova të forta”.

Së pari, që njerëzit të kuptojnë më shumë mbi aktivitetin tuaj si mjek, sa kohë keni që e ushtroni këtë profesion?

27 vite, pa asnjë thyerje disiplinore e asnjë masë si nga Urdhri i Mjekut po ashtu edhe nga shteti e punëdhënësit.

Kush ua komunikoi urdhrin e shkarkimit?

Ali Xhixha, shef i shërbimit të Urgjencës Paraspitalore te QSUT.

Pa asnjë motivacion?

Asnjë motivacion deri tani.

Ju nuk i keni fshehur ndonjëherë bindjet tuaja të djathta apo jo? As faktin që keni protestuar krah Bashës. Ju pyes pasi kryeministri Rama publikoi foton tuaj me dy gishtat lart.

Kam dalë në protesta kunder regjimit, pasi është e drejta ime e ligjshme.  Kushtetuta garanton pluralizëm! Në punën time iu kam shërbyer të varfërve e të pasurve, të djathtëve e të majtëve. Kam sakrifikuar shendetin tim  per t’ju sherbyer pacientëve !

Si është e vërteta juaj për fotot e famshme me veshjet mbrojtëse? Kryeministri tha se ju gënjyet..

Unë kam qenë vetëm në një mision me veshje mbrojtëse, është e vërtetë, por kam qenë në shumë misione pa veshje mbrojtese, dhe kam prova të forta për këtë!

Ndërkohë ju po vazhdoni punën?

Po. Mbrëmë isha në punë. Pasnesër jam në punë dhe do të shkoj derisa të kem një vendim zyrtar për pushimin tim !

Pas kesaj, ç’keni ndërmend të bëni? Ne kemi nevojë për mjekë, siç tha edhe ministrja…

Në kuadrin e pandemisë botërore kam derën hapur në tërë Italinë si dhe në Gjermani, por nuk dua ta lë vendin tim në këto momente kaq të rënda.