U shpall shteti më i sigurt në botë, ky vend rikthen karantinën pas 102 ditësh

    Para pak ditesh, mediat e huaja shkruanin sesi Zelanda e Re ishte i vetmi shtet që nuk ka raportuar prej 100 ditësh asnjë rast të ri. Zelanda e Re konsidrohej si një ndër vendet më të sigurta në botë dhe që i ishte rikthyer normalitetit.

    Mirëpo sot ky shtet është detyruar të rikthejë karantinën në vend për shkak të disa rasteve të reja me koronavirus.

    Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi për mediat se banorët në Auckland duhet të izolohen pasi janë konfirmuar katër persona pozitivë.

    Ajo u shpreh se këto masa janë të nevojshme për të parandaluar çdo transmetim të mëtejshëm.

    Auckland, qyteti më i madh i vendit, do të futet në izolim nga mesdita e të mërkurës. Njerëzit do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe shumë bare, restorante e biznese të tjera do të mbyllen.

    Edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë një karantinë të pjesshme, që do të nisë nga mesdita e të mërkurës deri në mesnatën e të premtes.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *