E fundit/ Rekord i zi, ja sa raste të reja në vendin tonë, 72 vetëm në këtë qytet

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19 dhe 140 persona janë konfirmuar pozitiv.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

    Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *