Vjedhje spektakolare në Fier, si e mashtroi sy për sy i huaji kambistin, i mori 50 mijë euro (VIDEO)

    Personi që po shihni në foto është autori i vjedhjes spektakolare të ndodhur pak ditë më parë në Fier. Sipas Abc News, ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt dhe nuk është raportuar nga policia.

    Autori i vjedhjes i është prezantuar pronarit të pikës së këmbimit si një shtetas i huaj nga Azerbajxhani. Ky i fundit i ka kërkuar të këmbejë 50 mijë euro me valutë të huaj, dollar. Por kur punonjësi humbi vëmendjen dhe nisi të numëronte eurot që, ai hapi valixhen dhe i mori edhe dollarët me vete.

    Mësohet se grabitësi shoqërohej dhe nga dy persona të tjerë dhe ka dalë nga subjekti me qetësi, duke i thënë se do shkonte të merrte në bankë dollarët. Ndërkaq, mbi banak i huaji la një valixhe që ishte me kod, që më pas ka rezultuar bosh, pasi e ka hapur pronari.

    Që prej momentin që është larguar me argumentin se do shkonte të merrte dollarët në bankë, i huaji nuk u pa më.

    Pronari është shprehur se i huaji ka shkuar disa ditë të ky i fundit që ka bërë këmbim valute deri në datën 11 shkurt ku edhe kreu vjedhjen. Duke fituar kështu edhe besimin e pronarit dhe duket se gjithçka ka qenë plan i tij për të kryer më pas vjedhjen spektakolare.

    Pronari i pikës së këmbimit kur ai u largua pa që në valixhe mungonin paratë. Lajmëroi policinë por që prej asaj ditë grabitësi nuk ka lënë asnjë shenjë. Dyshohet se ai ka lënë Shqipërinë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *