Plas keq sherri për Nexhmije Hoxhën, Rezarta Shkurta: Mir ua bente surretërve si puna juaj. Ti hash m*** vajzës time!

    Rezarta Shkurta pati një zënkë virtuale me Megi Manen vetëm disa ditë pas ndarjes së Nexhmije Hoxhës. Asnjëra nuk është kursyer me fjalorin ku shihet se këngëtarja i shkruan: “Ti ti hash m*** vajzës time siç ja hëngrën dhe asaj. Shko bëj foto mbi gomar se aq e ke kapacitetin. Dhe mirë ja ka bërë surretërve si puna juaj”.

    Ndërsa Megi ia kthen duke i thënë se “ajo(Nexhmija) plehra e keqe më ka vrarë gjyshërit, më ka torturuar prindërit nëpër kampe internime dhe ti më flet për mirësinë e një krimineleje. Të të vijë turp që ke pranuar të bëhesh pjesë e një soji të fëlliqur si ajo. Ajo ndyrsirë që iku sot i ka duart e lara me gjakun e njerëzve tanë dhe ai gjak do rëndoj në kokën e vajzës tënde”.

    Në përfundim të fjalës i uron që të gjithë të shkojnë pas Nexhmijes pasi janë familje që kanë lyer duart me gjak. Rezarta i replikon duke i thënë se i uron vetëm të mira duke i shmangur të gjitha fjalët e rënda të thëna nga Megi.

    Në lidhje Skype nga Italia, ajo tregoi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Megi tha se nuk është e penduar dhe fjalët e përdorura ishin provokim.

    “Fjalët që unë kam përdorur nuk kanë qenë fjalë të rastit. Unë isha direkte në mesazhin tim fillestar. Kur e pashë që ajo kishte qejf të debatonte dhe të shtirej si një personazh pozitiv, unë gjeta shkakun që t’i përplasja të vërtetën. Fakti që unë e kapa te fëmija, unë nuk kam asgjë personale as me Rezartën, as fëmijën e Rezartës. Fëmija i Rezartës mban në kurriz një emër të rëndë, që është njollë”, tha ndër të tjera Megi.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *