Vjen lajmi i mire nga Greqia për shqiptarët

    0
    68

    Mesohet se Greqia ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal. Sipas burimeve është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën,urdhërohen drejtoritë e emigracionit,të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

    Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banësës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.


    Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumentave. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi. Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë,shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.

    Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qënë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here