Xhensila dhe Besi prindër për herë të dytë? Ja detajet e reja!

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze, Ajkës, teksa janë përfolur vazhdimisht javët e fundit se do të bëhen prindër për herë të dytë. Së fundmi, ata kanë realizuar një set fotografik për festat e fundvitit dhe lajmi qarkullon sërish.

Historia ka nisur nga një postim i Rezarta Shkurtës, e cila është edhe autorja e fotove. Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë te barku i këngëtares.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart te barku, duke shtuar dyshimet për një shtatëzëni.

Megjithatë, çifti ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *