Yll e kaluar yllit/ Ja kush është banori më i ri që ka hyrë në Big Brother

    Një konkurrent i ri i është bashkuar mbrëmjen e sotme shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

    Ai është Igli Zarka, aktor dhe pedagog në Universitetin e Tiranës.

    Hyrja e tij nisi me një kërkesë të pazakontë.

    Ai kërkoi që të flinte në divan dhe jo në dhomën e gjumit si të gjithë banorët.

    “Mendoj se situatat brenda shtëpisë do t’i menaxhoj si të vijnë. Brenda Big Brother mendoj se do më mungoj qeni. Nuk mendoj se mund të ketë miqësi aty brenda, ka aleanca. Asnjë nga konkurrentët s’do e linte vendin e tij për mua. Do doja që brenda shtëpisë të kisha dinjitetin”, tha ai në klipin prezantues.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *