10 muaj i martuar me 14-vjeçaren, arrestohet 34 vjecari pasi e denoncojne prinderit e vajzes

Nje 34 vjecar eshte arrestuar diteb e sotme pasi ka kryer mardhenie me nje vajze 14 vjecare. Ai ndodhej ne shatin Kryekuq të Bashkisë Divjakë.

Djali 34 vjecar eshte martuar me nje vajze te mitur ne moshen 14 vjecare. Vajza kishte 10 muaj e martuar me 34 vjecarin por familja e vazjes e ka denoncuar duke i vene pranga 34 vjecarit.

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi. Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe erdhi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bën dasmë.

Që nga kjo ditë 14-vjeçarja jetonte me burrin dhe 2 prindërit e tij. Sipas Bukurie dhe Agron Arapit, ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14 vjeçe, por 17.

“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

“Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha…”, u shpreh Bukurie Arapi, nëna e të arrestuarit.

Megjithatë që nga koha kur 14-vjeçarja iku nga shtëpia, prindërit e saj e denoncuan në polici. Dy familjet kanë pasur probleme me njëra tjetrën, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *