9 lëkundje sizmike gjatë ditës së parë të vitit, më i forti pranë Kepit të Rodonit

    Sipas IGJEUM, të paktën 9 lëkundje sizmike janë shënuar ditën e parë të vitit 2020 në territorin shqiptar. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë lokale 3.5 ballë.

    Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, rreth 5 kilometra në veri të Kepit të Rodonit dhe me një thellësi 32 Kilometra.

    Termetet e tjera kanë qenë me magnitudë të vogël, 2.5 ballë dhe sërish sipas IGJEUM janë regjistruar në të njëjtën zonë sizmike.

    Sërish sizmologët këshillojnë fort qytetarët se nuk ka aspak vend për panik, pasi këto lëkundje janë vazhdimësia e pasgoditjeve nga tërmeti i fortë që goditi vendin në 26 nëntor.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *