Polici e Fierit ka arrestuar pesë persona, të cilët kanë lidhje me sherrin e mbrëmjes së kaluar në Levan. Sipas uniformave blu, në pranga kanë rëndë dytë rinjtë D. B., 21 vjeç, dhe G. B., 22 vjeç, të dy banues në Levan të Fierit, dy personat e plagosur , babë e bir, Aleksandër e Aldi Zhapaj, si dhe shtetasi E. K., 32 vjeç, nga Vlora.
Policia sqaron se 21-vjeçari D. B. dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit të Fierit, teksa i ka marrë armën e shërbimit policit të patrullës. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të deritaniashme janë sekuestruar një armë gjahu, dy mjete prerës dhe tre automjete.
Njoftimi i policisë:
Fier
Policia e Fierit vë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit
Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– D.B, 21 vjeç;
– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje
me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit
të rendit publik”.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:
– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;
– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;
– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.