Aureta Pere, 24-vjeç, ka rrëfyer tm.errin që ka kaluar në shtëpinë e burrit të saj. Kur sapo kishte ngelur shtatzënë ajo është larguar nga shtëpia e burrit pasi ky i fundit nuk e pranonte atësinë, duke e ak.uzuar bashkëshorten për tradhti.
“Isha 16 vjeç kur familja më martoi me mblesëri. Linda një djalë, Kristiano dhe fati nuk deshi, kam ikur kur isha 5 muajshe shtatzënë nga bashkëshorti. Gjatë 5 muajve ishim shumë mirë me burrin, pastaj filloi të thoshte që fëmija s’është i imi.
Doktori i tha do bëjmë analizën e ADN pastaj filloi shau doktorin e ça nuk i thoshte. I thash hajde bëjmë analizën, hodha firmën, ai se hodhi firmën, edhe sot e kësaj dite nuk kujdeset për djalin. Unë ika, i thash babait nuk jetoj më aty, o më pranoni ose do vras veten. Të varfër ishim. Prindi më pranoi, hajde më tha.
Më mbrapa burri erdhi për ta kërkuar në shtëpi. Por atë e komandonte njerku. Ata kishin shumë frikë nga njerku, ai vetëm pinte dhe po të mos i dëgjonin fjalën nuk dihej ç’bënte”, rrëfen ajo.