Këngëtarja Celine Dion ka vendosur t’i kthejë përgjigje kureshtjes së gjithë ndjekësve të saj lidhur me rënien drastike në peshë.
Këngëtarja me fame botërore ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, që e praktikon katër herë në javë.
“Unë po punoj shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë”- u shpreh Dion, 51-vjeçe, e cila duket më elegante se kurrë më parë.