Së fundmi, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte në familjen Greku nga Thumana, e cila humbi 3 anëtarët e saj nga tërmeti shkatërrimtar.
Anëtarët e familjes Greku që i shpëtuan tërmetit janë strehuar në banesat sociale në Shkozë.
I pranishëm në banesë ishte edhe Dorjan Greku, vëllai i të ndjerit Sajmir Greku.
Teksa Dorjani u pyet nga Rama se ku punon, përgjigja e tij e hidhur e la pa fjalë kryeministrin, i cili ndoshta s’e priste ta dëgjonte një gjë të tillë.
Dorjani u shpreh se është i papunë, ndërsa në fytyrën e Ramës u vu re pezmatimi i tij. Aktrim ose jo i kryeministrit, kjo mbetet për t’u gjykuar nga ju.
Biseda:
Rama: Ti ku punon?
Dorjani: Jam pa punë!
Rama: Po duhet ta sistemojmë në punë.
Më pas ndërhyri edhe Veliaj, për të qetësuar disi Ramën dhe për të justifikuar rastin e papunësisë së të riut, duke u shprehur se ka qenë në Francë.