Një tjetër lëkundje është shenuar në Shqipëri pak më parë dhe magnituda ka qenë 4.3 e shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra larg Rrogozhinës dhe 37 kilometra larg Tiranës.
Fillimisht u raportua për lëkundje 3.6 rihter dhe në qarkun e Fierit, por duket se shifrat janë korrigjuar.
Sipas ekspertëve të dhënat e para në momentet që sapo ndodh tërmeti nuk janë 100% të sakta, teksa më pas ata përditësohen.