Këngëtarja e njohur Big Mama, një muaj më parë humbi babanë e saj.
Por pa kaluar shumë kohë këngëtarja humb një tjetër njeri të zemrës, xhaxhain e saj.
Me një foto të publikuar në Instastory ku ajo shfaqet së bashku me xhaxhain e saj Big Mama ka shkruar:
‘U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe va bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”.