Reshje dhe shtrëngata të forta! Përmbytje, qytetet më problematike

    Ashtu si ditën e djeshme edhe sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot me reshje intensive shiu.

    Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, por në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër sipas IGJEUM, pritet që të jenë shumë intensive.  Po sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

    Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

    Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve, në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta” thekson IGJEUM. Shiu do të vijojnë deri nesër në mesditë më pas do të ketë ulje të temperaturave për t’u rikthyer sërish në fundjavën tjetër. 

    Si pasojë e motit të veshtire vetëm pas 14 orësh në det, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 nga trageti që ndodhej në radë zbritën pasagjerët në Vlorë. Ndërkohë që probleme ka pasur në disa zona edhe në Gjirokastër. Në Labovë të Madhe dhe në Qestorat ka rrëshqitje dherash dhe si pasojë rruga është bllokuar.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *