Lëkundja e fundit që u shënua në vendin tonë ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Richter e cila u ndie në vendin tonë në orët e para të këtij viti.
Tërmeti ishte me epiqendër në detin Adriatik rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km.
Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm shkundi vendin vitin e shkuar, në 26 Nëntor e si pasojë humbën jetën 51 persona.
Sipas sizmologëve pasgoditjet do të vazhdojnë dhe janë fenomen normal pas një tërmeti të fortë si ai i 26 nëntorit.