Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriu, Venko Filipçe, në një deklarate pranë ka bërë të ditur se koronavirusi, COVID-19 ka mbërritur në shtetin fqinj dhe se një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites.
Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkëudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje INfektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri, Venko Filipçe.
Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë dhe është në gjendje të mirë. Pacientja ka qenë në Itali, për një muaj, por atje mësohet se nuk ka marrë trajtim.
Tashmë 3 shtete fqinje me Shqipërinë janë konfirmuar se kanë qytetarë të infektuar me koronavirus, Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.