Alketa Vejiu ka mbrojtur gjithmone imazhin e femijeve dhe i ka mbajtur larg publikut dhe ekranit, ku vetë ajo është rritur.
Alketa është nënë e dy fëmijëve Nicol dhe Lionel, por shumë rrallë publikon foto me ta dhe nuk tregon asnjëherë fytyrat e tyre.
Mirepo mëngjesin e sotëm vendosi të publikojë një foto me djalin gjatë pushimeve familjare në Itali.
Lionel shihet duke parë nga dritarja e dhomës dhe Alketa shkruan: “Djali im është një burrë i vogël. Rreze drite! Bekim i Zotit!”
Duket se moderatorja ka vendosur të marrë disa ditë pushimeve pas ditëve të ngjeshura me projekte.
Pasi prezantoi në festivalin e Sanremo, ajo u kthye në Shqipëri për të nisur emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.