Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” për situatën e koronavirusit në vend.
Në studio është transmetuar nje video ku disa fëmijë ia dedikojne mjekëve që janë në vijën e parë të luftes, një video që e ka emocionuar shumë mjekun.
“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar.