News

Mjeku i njohur sapo na dha lajmin e mire, brenda pak ditësh…

Mjeku i njohur sapo na dha lajmin e mire, brenda pak ditësh…

Mjeku i QSUT, Arjan Harxhi ka apeluar ne kete moment për një rikthim gradual në normalitet duke lehtësuar hap pas hapi masat.

Sipas Harxhit të parat aktivitete që duhen hapur janë ato me impakt ekonomik pasi shtrëngimet ndaj tyre ndikojnë shumë në ekonomi.

Për aktivitetet masive që mbledhin grumbuj njerëzish Harxhi tha se duhen disa muaj madje Shqipëria sipas tij duhet t’i paraprijë edhe vjeshtës tashmë sa i përket koronavirusit.

Kur parashikoni të kthehet jeta e mëparshme?

“Është pyetje e vështirë, barrë shumë e rëndë. Vendimmarrje të tilla duhet të pleqërohen, të ndahen opinionet. Kjo që thatë për Italinë më çudit pak. Siç janë grumbullimet në aktivitete sportive. Më duket e guximshme. Aktivitetet masive ndoshta do të duan muaj që t’i jepet drita jeshile.

Duhet shkallëzim dhe gradualitet. Duhet filluar me aktivitetet që kanë impakt në ekonomi. Shtrëngimet lidhen me impaktin ekonomik. T’i japësh dritën jeshile aktiviteteve masive është e guximshme. Duhet të riprovojmë veten në vjeshtë.


Ka diçka që nuk shkon për aktivitetet sportive se mund të jenë pa spektator. Pasi nuk shkon mos hapësh shkolla dhe institucone arsimore dhe të mbledhësh në stadium spektatorë. Po ta shohësh është një kalendar aktivitetesh që ka një shkallë të caktuar, hapje graduale.

Këto janë plane që mund të ndryshojnë nëse ndryshon situata epidemiologjike. Ky virus transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë. Duke ditur mekanizmat të lajnë duart, mbajnë maskat distancën. Duhen testime dhe gjurmime që mos ketë shpërthime.”- tha Arjan Harxhi.