Ka nderruar jetë në moshën 56-vjeçar aktorja e njohur turke, Semra Dinçer.
Ajo luftonte prej vitesh me kancerin në mushkëri.
“Ishte e semure me kancer në mushkëri. Prej dy vitesh. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në postimin e shperndare ne rrjetet sociale.
Kush ishte Semra Dinçer?
Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.
Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi”, ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.
Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.
Gjatë vitit 2019 ka qenë në një vizitë edhe në Kosovë, ku u shfaq pranë disa aktorëve të njohur.