Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme dhe pasi e shpëtoi nga nominimi, Graniti ka pasur një debat me Fifin, teksa ndodheshin në lavandari.
Duket se këngëtarja e njohur është ndjerë keq pas takimit të Canës me nënën e tij, e cila vazhdimisht i thoshte “dil nga guacka”. Fifi në një moment shpërthen në lot dhe nis e bërtet, duke i thënë Granitit “mos më fol më”.
Biseda e Fifit me Granitin:
Fifi: Ti kalo kohë me kë të duash, unë nuk të përzihem më. Unë kam me ta ba mirëmngjes, natën e mirë.
Graniti: Pse je tu ba kështu Fif
Fifi: Se jam duke të penalizuar. Erdhi nana jote e të tha muhabetin që ta kam thënë unë që 1 muaj ditë. Pse nuk më kupton kur të foli?
Graniti: E çfarë të bëj?
Fifi: Kurrgjë hiç, me mu mos fol ma. Kurrë nuk të kam thënë mos fol, kurrë nuk të kam thënë mos rri. Të kam thënë çeli sytë
Graniti: Po e di o Fif, s’të kam akuzuar
Fifi: Nuk je veç me dalë me ngacmuar femra o Granit. Që je se ksi nuk do me thënë se ti nuk mundesh me fol, me ba muhabet. Ditën e 2 të kam thënë. Nuk të kam fol për keq kurrë. Të gjithë këto që janë brenda po mendon se me të vërtetë më duan, përveç Bushit (Sabianit) dhe Monikës, e Arjolës, asnjëri. Me mujt nesër më nxjerrin prej shpisë. Më kanë bërë të dal nga vetja. Më kanë bëtë të dal si mortja jashtë. Skizofren, psikopat, njeri i sëmurë.