Një aksidentnë Shkozet i mori jetën 23-vjeçares Renada Muneka pak ditë më parë.
Ajo ishte pasagjere në makinën tip “Volkswagen” që po drejtohej nga një 22-vjeçar teksa në aksin rrugor Plepa-Shkozet humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e trafikndarëses.
Mesazhet nga studentët në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe prekëse, ndërsa nesër në orën 11:00 do të mbahen homazhe pranë Fakultetit të Drejtësisë.
“Do të jesh gjithmonë prezentë kudo me shpirt, në fakultet, në shoqëri dhe në zemrat e të gjithëve ne” është një nga mesazhet për të renë.