Marta Fascina duket se është shtatzënë. Lajmi vjen nga Roberto Alessi, drejtor i “Novella 2000”. Duket diçka sensacionale, por nuk është konfirmuar ende nga qarqet e afërta me “Arcore”.
Me pak fjalë, në moshën 86-vjeçare, “Cavaliere”, presidenti historik i Milanit, mund të jetë gati të bëhet sërish baba, për herë të gjashtë, me partneren 32-vjeçare, me të cilën vendosi kurorë para disa ditëve në mënyrë simbolike.
E vetmja gjë e sigurt është se pas dasmës simbolike të kremtuar në “Arcore” ditët e fundit, Silvio Berlusconi dhe Fascina janë shumë të dashuruar.
“Pa mbaruar ende jehona e dasmës simbolike midis presidentit Silvio Berlusconi dhe të nderuarës Marta Fascina, – shkruan Roberto Alessi, – ata mund të sjellin në jetë një fëmijë.
Marta është vetëm 32 vjeçe, por sigurisht nuk është 86-ta e Silvio, ajo që më bën të heq dorë nga të menduarit se ky zë mund të jetë edhe i vërtetë.
Para së gjithash ata janë shumë të dashuruar (këtë e di me siguri) dhe Silvio, siç e quajnë fansat e tij, sigurisht nuk është nga ata që ka mbaruar në këtë aspekt, por ka plot energji.
Nga ana tjetër, Charlie Chaplin ka pasur fëmijë deri në një moshë shumë të vjetër dhe e kam fjalën për 60 vite më parë”.