E gjithe bota eshte ne krize duke filluar nga nafta po ashtu dhe nga ushqimet por problemi tjeter eshte dhe energjia elektrike.
Tashme bizneset duhet ta prodhojne vete energjin elektrike u shpreh Rama pasi
qeveria do të mbështesë familjet
Rama u shpreh se: “Gjërat janë çdo ditë e më keq. Të gjitha vendet po gjenden në një situatë krejt të paparashikuar dhe të paparashikueshme të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë.
Dhe frika nuk është rritja e kostos, por mundësia e mungesës së energjisë.Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë: mosrritjen e çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që për pjesën tjetër, është diskutim tjetër.
Problemi është që nuk do të ketë energji natën, por në kushtet e një fabrike që aktivitetin kryesor e ka gjatë ditës, kjo është më e arsyeshme”, tha Rama.“Kjo nuk ka lidhje vetëm me luftën apo krizën, por me të ardhmen. Çdo biznes i madh që ka konsum energjie të lartë, që investon vetë për energjinë me panele diellore, bën një investim jashtëzakonisht të arsyeshëm dhe me përfitim të madh në kohë”, u shpreh kryeministri Rama.