Të gjithë e mbajmë mend filmin e famshëm “Borëbardha”, në olin e të cilës ishte aktorja turke Zeynep Degirmencioglu.
Filmi i cili bëri për vetë të vegjël e të rritur pati një shikueshmëri të gjerë që në kohën kur u prodhua, në vitin e largët 1970.
Por pyetja që mund të na vijë të gjithëve në mendje është: Si duket sot aktorja bukuroshe brune që ka luajtur rolin e famshëm?
Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm 1 vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.
Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi si një aktore filmi për fëmijë.
Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”. Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar – “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.