Një ngjarje ka ndodhur në Casine di Ostra, Ancona. Një i ri 18-vjeçar i identifikuar si Luca Bergamaschi, pësoi aksident me motorin që i kishin blerë prindërit për ditëlindjen e tij.
Luca i ndjerë po udhëtonte me motorin që babi Daniele dhe nëna e tij me origjinë shqiptare Lela i kishin blerë në ditëlindjen e tij që e kishte festuar para një muaji. Motori Beta 300, u pengua tek një pusetë me kapak të ngritur, doli nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me një pemë, ndërsa i riu humbi jeten përpara syve të babait dhe disa miqve të tij.
Në një postim të JOQ Albania, në facebook, ku tregon lajmin të ndarjes nga jeta të Lucas, ka komentuar tezja e të ndjerit e cila shpreh ngushëllimet dhe mes lotëve i jep lamtumirën e fundit nipit të saj.
Tezja e të ndjerit komenton në postimin e JOQ Albania:
Luka jone i dashur Luka jone i mire shume shpejt e more ate rruge pa kthim….po ti na helmove te gjitheve ne o i miri i tezes ..
Nje humbje e madhe …nuk mund ta shpreh dot me fjaj🙏🙏🙏🙏
Te qofte dheu i lehte LUKA🙏🙏🙏🙏LAMTUMIRE LUKA JONE🙏🙏🙏🙏😭😭😭😭