Dashnim Hebibi gazetar nga Tetova ngritur kritika ndaj pushuesve ne plazhet shqiptare.
Ai eshte cuditur se si pushuesit hedhin mbeturina ne rere. Hedhin cigare, fara luledielli, shishe, letra e cdo gje qe ka ne duar.
Ja se si shprehet ai: Na duhet një kurs, se si ti kalojmë pushimet verore në deti? Nuk është keq me u organizu! Idea nuk është e keqe i bënë mirë detit!
Deri kur me gërdi? Cigare, fara luledielli, letra të ndryshme, shishe të pijeve, lëvore të bananeve, fara të qershive etj, në rërën e detit e besa edhe në deti. O milet, ta ruajmë këtë pasuri, që na ka fal zoti! Po habiten edhe turistët e huaj. Trishtim e pislliqe! Deri kur kështu? Nuk është turp mos me dit, por duhet me u mësu, se si bëhet deti dhe jo me e dëmtu detin dhe pushuesit! Sinqerisht, nuk na bënë puna! E si deti jonë nuk ka. Gjithandej shkova, por në Shqipëri kënaqem. Ata tipa, duhet dënuar! Nga zemra e plast për disa, që nuk kanë ndërgjegje… Definitiv na duhet një kurs se si bëhet pushimi në deti!