3 simptoma te diabetit për të cilat nuk na kishte shkuar mendja

Problemet me dëgjimin

A e dinit që problemet me dëgjimin lidhen me sëmundjen e diabetit? Nëse keni vënë re që kohët e fundit duhet ta ngrini shpesh volumin e televizorit, ose duhet t’i kërkoni personave me të cilët bisedoni që ta ngrenë zërin kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes së diabetit. Sipas studimeve ata që vuajnë nga niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shfaqin probleme edhe me aparatin e dëgjimit.

Gërhitja

Mbase kjo pikë do t’ju habisë paksa, mirëpo ka të dhëna që flasin për lidhjen mes sasisë së shtuar të sheqerit në gjak dhe problemeve me gjumin. Kur ne flemë çlirojmë edhe hormonet e stresit, të cilat ndikojnë edhe në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Ndaj dhe është thelbësor trajtimi i çrregullimeve të gjumit, për të shmangur edhe shfaqjen e diabetit. Kur personi gërhet, bllokohet hyrja e oksigjenit në mushkëri dhe në këtë mënyrë bllokohet zinxhiri metabolik i glukozës në gjak.

Zbokth dhe rrënjë të thata floku

Shumë persona as që e imagjinojnë që ky problem mund të lidhet me sëmundjen e diabetit. Kur trupi vuan tepricën e sheqerit ka tendenca për ta eleminuar këtë të fundit përmes urinës. Kjo bën që personat, të cilët vuajnë nga diabeti të preken dhe nga dehidratimi. Ky i fundit mund të sjellë që të thahet dhe rrënja e flokëve si dhe të shfaqet zbokthi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *