Rikthehen reshjet e shiut ne vendin tone. Ja qytetet problematik

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e diel, datë 14) dhe nesër (e hënë, datë 15) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë.

Sipas AKMC-së, në qarkun Durrës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarqet Shkodër dhe Lezhë reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

“Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje”, informoi Agjencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *